Oferta të bujshme nga Arabia për Immobile

Futboll

Oferta të bujshme nga Arabia për Immobile

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:36
Immobile

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka marrë një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Arabia Saudite për kartonin e Ciro Immobile.

Siç njoftojnë mediat saudite, sulmuesi ka gati një kontratë për dy vite, me 18 milionë euro pagë në sezon. Ashtu si Lotito, edhe sulmuesi italian është duke e menduar këtë mundësi.

Vetëm pasi të ketë marrë dritën jeshile të lojtarit, Lotito do të jetë në gjendje të fillojë të negociojë çmimin më të lartë me klubet e interesuara (Al Shabab dhe Al Wheda) për të maksimizuar të ardhurat dhe për të dalë në treg për të kërkuar një zëvendësues për kapitenin e ekipit.

E njëjta manovër e bërë për Milinkovic-Savic, shitur për 40 milionë te Al-Hilal pavarësisht kohës së pakët për negociata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat