Ferid Agushi ndahet me Futsal Shkupin

Futboll

Ferid Agushi ndahet me Futsal Shkupin

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:37
Ferid Agushi

Ferid Agushi nuk është më lojtar dhe trajner i Futsal Shkupi. Pas katër sezonesh radhazi si pjesë e çairasve, ku arriti të fitojë tituj kampioni, trajneri kumanovar është ndarë me klubin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Agushi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë në klub.

“Çdo fillim ka një mbarim.

Faleminderit futsal Shkupi, Faleminderit tifozëve Shvercerat, faleminderit lojtarëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në eksperiencën time si lojtar dhe trajner gjatë katër viteve në këtë skuadër.

Falenderim i veqant për pronarët të cilëve u jam mirënjohës përgjithmon për besimin e dhënë.

Falenderoj stafin mjeksor dhe administrativ dhe çdo person që ishte pjes e këtij rrugëtimi të bukur dhe të sukseshëm.

Desha t'ju njoftoj se nga sot nuk do të jem më pjesë e skuadrës, por besoj se një ditë përsëri rrugët tona do të bashkohen për suksese të reja e të mëdha ashtu edhe siç është ADN-ja e kësaj skuadre.

Faleminderit Shkupi", njofton Agushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat