Milani siguron edhe Chukwuezen

Futboll

Milani siguron edhe Chukwuezen

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:22
Samuel Chukwueze

Milani është në prag të kompletimit të tranaferimit të Samuel Chukwueze nga Villarreali.

Matteo Moretto ka raportuar se marrëveshja është 99% e përfunduar tashmë.

Milanit thuhet se do t’i kushtojë 25 milionë euro transferimi i Chukwuezes.

Sulmuesi nigerian është pajtuar për një kontratë pesë-vjeçare, me pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.

24-vjeçari ishte ndër më të dalluarit te Villarreali në sezonin e fundit.

Përveçse njihet për driblimet e tij, Chukwueze e mbylli sezonin edhe me 13 gola e 11 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat