Gasperini, Manchester Unitedit: Hojlund kushton 100 milionë euro

Futboll

Gasperini, Manchester Unitedit: Hojlund kushton 100 milionë euro

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 18:42
Hojlund

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka thënë se nëse Manchester United dëshiron të nënshkruajë me Rasmus Hojlund këtë verë duhet t`i paguajë 100 milionë euro.

Danezi është në objektiv të skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag, pasi transferimet e Harry Kane nga Tottenham dhe Victor Osimhen nga Napoli nuk po duken në horizont. 

United po synon që sa më parë të finalizojë transferimin e sulmuesit, në mënyrë që të ketë kohë për inkuadrimin e tij në skuadër.

Hojlund iu bashkua Atalantas verën e kaluar nga Sturm Graz, duke nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare.

Ai në tridhjetë e katër paraqitje ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat