Martinez refuzon ofertën nga Arabia Saudite

Futboll

Martinez refuzon ofertën nga Arabia Saudite

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:05
Martinez

Lautaro Martinez qëndron tek Interi dhe refuzon ofertën nga klubi i Arabisë Saudite.

Ditën e djeshme mediat argjentinase raportuan se Al-Hilal dëshironte shërbimet e argjentinasit dhe ishin të gatshëm ti jepnin 60 milionë euro në sezon.

Por sot sipas “Gazzetta dello Sport”, El Toro ka refuzuar ofertën duke qëndruar në klubin zikaltër.

Madje për këtë sezon ai do të mbajë edhe shiritin e kapitenit.

Lautaro vlen për Interit 150 milionë euro, dhe poshtë kësaj shifre nuk do të vihet fare në diskutim shitja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat