Tërhiqet para kohe nga futbolli

Futboll

Tërhiqet para kohe nga futbolli

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:20
David Silva

David Silva pritet që në orët e ardhshme të zyrtarizojë vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli në moshën 37-vjeçare.

Ky vendim vjen në fakt i detyruar për spanjollin duke qenë se futbollisti që është pjesë e Real Sociedad në LaLiga, u dëmtua gjatë një stërvitje javën e shkuar.

Dëmtimi rezultoi i një shkalle tejet të rëndë duke qenë se bëhet fjalë për këputje të ligamentit në gjurin e këmbës së majtë.

Të tilla dëmtime kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi që zakonisht shkon në më shumë se gjashtë muaj. Por, Silva ka kundër kohën pasi në moshën 37-vjeçare është edhe më e vështirë për të rikuperuar një dëmtim të tillë.

Ndaj, për fat të keq, fantazisti nuk do të mund të shijoj siç e kishte ëndërruar lamtumirën nga futbolli. Kujtojmë se gjatë karrierës Silva ka mundur të fitoj tituj shumë të rëndësishëm ku sigurisht bie në sy titulli Kampion i Botës me Spanjën në Botërorin e vitit 2010 të zhvilluar në Afrikën e Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat