Pedri: Më ndaluan ushqimin e mamasë

Futboll

Pedri: Më ndaluan ushqimin e mamasë

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:21
Pedri

Pedri përgatitet të nisë sezonin e katërt me fanellën e Barcelonës teksa mesfushori është i qartë në objektivat e tij, të paktën ato personalë.

Nga Amerika, aty ku Barça po zhvillon fazën përgatitore, mesfushori shpreson që në sezonin e ri të ketë sa më pak probleme fizike ndërsa i pyetur në lidhje me një transferim të mundshëm të Kylian Mbappe te rivalët e Real Madrid, theksoi se nuk i interesojnë shumë lëvizjet e madrilenëve në merkato.

Jam mundur të përmirësohem fizikisht pasi në këtë formë mund të evitoj edhe disa dëmtime. Ato më kanë penalizuar dhe nuk kam mundur të shijoj plotësisht atë që dua të bëj më së shumti, të luaj futboll. Klubi më ka ndihmuar, fizioterapistët janë të gatshëm.

Mendoj se kam shumë për t’u përmirësuar, ka ndryshuar diçka edhe në dietën time. Tashmë, nuk mund të ushqehem me atë që gatuan mamaja. Duhet të ushqehem në mënyrë të shëndetshme dhe të dëgjoj nutricionistin. Po konsumoj shumë peshk, diçka që nuk e preferoja më parë.

Gundogan? Ta shohësh si lëviz në stërvitje është spektakolare. Nuk e humbet kurrë topin dhe e di që do ta shijoj shumë momentin kur të ndaj fushën me të. Një tjetër aspekt pozitiv është edhe fakti që ai di t’i transmetojë shumë qetësi skuadrës.

Mbappe te Reali? Nuk jam drejtori sportiv i Real Madrid, ne tani jemi në tur duke zhvilluar fazën përgatitore. Ato le të bëjnë çfarë të duan”, tha Pedri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat