Allegri shtyn Chiesan drejt sulmit

Futboll

Allegri shtyn Chiesan drejt sulmit

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:58
Chiesa

Pas një viti shumë të komplikuar, Chiesa synon të rinisë me fanellën bardhezi.

Allegri po e provon si sulmues në skemën 3-5-2. Ky konsiderohet si sezoni i “rilindjes”. Në mendjen e Federico Chiesa është ky si objektiv në funksion të sezonit, të cilin do ta nisë në më pak se një muaj.

Ish-anësori i Fiorentinës, pasi fitoi Kampionatin Evropian më 2021, iu desh të luftonte për një kohë të gjatë me një dëmtim në gju, të pësuar në fillim të vitit 2022.

Një ndalesë e gjatë që minoi rrugën e tij të rritjes bardhezi. Tani, megjithatë, problemet fizike janë lënë prapa dhe Chiesa është i etur për të rimarrë një rol kryesor te Juventusi.

Në këtë kuptim, në përgatitjet parasezonale, Massimiliano Allegri po përpiqet gjithashtu t’i gjejë atij një pozicion të ri taktik në fushë. Nëse në sezonin e fundit Chiesa u angazhua kryesisht si sulmues anësor ose si mbrojtës krahu, tashmë trajneri i Juventusit po e provon si sulmues në 3-5-2 e tij.

Një rol që mund t’i lejonte të kishte më shumë mundësi goli dhe ta vinte në pozicionin për të qenë më shumë në shërbim të manovrës sulmuese. Asnjëherë nuk i ka munguar besimi te goli, por sezonin e kaluar u mundua shumë për të përfunduar në tabelën e shënuesve.

Për këtë arsye, një avancim në “tabelën taktike të shahut” bardhezi është lëvizja e projektuar nga Allegri për të kompensuar këtë mungesë. Me kusht që e ardhmja e tij të jetë ende te Juventusi. Chiesa është në fakt se ka vëmendjen e disa skuadrave dhe nëse ndonjëra paraqet ofertën e duhur, mund ta bindin drejtorin e ri Giuntoli që ta shesë atë dhe më pas të riinvestojë shumën e përfituar.

E ardhmja mbetet për t’u shkruar, por ndërkohë Chiesa po punon që të jetë gati dhe të shkëlqejë sërish si një nga talentet më të mirë të futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat