Trajneri Xavi “gradon” kapitenin e ri të Barcelonës

Futboll

Trajneri Xavi “gradon” kapitenin e ri të Barcelonës

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 14:59
Xavi

Xavi rivendos hierarkitë në skuadrën që drejton. Me largimin e Sergio Busquets dhe Jordi Alba, trajnerit të Barcelonës iu desh të përcaktonte se kush do të jetë kapiten për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, dy lojtarët që mbanin shiritin i dhanë lamtumirën Katalonjës në përfundim të kontratave të tyre dhe iu bashkuan Leo Messit në MLS, më saktë shkuan në radhët e Inter Miami të David Beckham.

Përgjegjësi të reja dhe ngarkesa të reja për veteranët që kanë mbetur te Blaugranat, me trajnerin që ka bërë zgjedhjet e tij.

Për sezonin e ardhshëm kapiten do të jetë Sergi Roberto, i cili ishte zëvendëskapiten sezonin e kaluar. Zëvendëskapitenë të Barcelonës do të mbetet portieri Marc-André Ter Stegen së bashku me Ronald Araujo dhe Frenkie De Jong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat