Partizani bëhet gati për Conference League-n

Futboll

Partizani bëhet gati për Conference League-n

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:51
Partizani

Partizani do të përballet me Atletic Escaldes në turin e dytë kualifikues të Conference League-s.

Të kuqtë kanë mbërritur sot në Andorra, ku do të përgatiten për ndeshjen e parë, e cila zhvillohet më 25 korrik në orën 18:00.

Klubi kryeqytetas njofton përmes faqes zyrtare në “Facebook” se grupi tashmë është akomoduar në hotel dhe pasdite do të nisë stërvitjen e parë në Andorra.

“Ekipi mbërrin në Andorra. Skuadra ka udhëtuar sot drejt Andorras dhe është akomoduar në “Hotel Roc Blanc”.

Pasdite në orën 18:00 ekipi do të zhvillojë edhe seancën e programuar stërvitore”, ka njoftuar klubi Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat