Sommer “fluturon” drejt Japonisë, por jo me zikaltrit

Futboll

Sommer “fluturon” drejt Japonisë, por jo me zikaltrit

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 00:09
Sommer

Pas largimit të Andre Onana-s drejt Manchester United, Inter po kërkon me ngul shërbimet e Yan Sommer.

Portieri, i cili është në pronësi të Bayern Munich është shumë pranë “zikaltërve”, por Inter duhet të presë akoma, kjo pasi ishi i Borussia M’Gladbach ka fluturuar drejt Japonisë me bavarezët.

Drejtuesit e Inter dhe Bayern Munich u takuan të shtunën, bisedimet midis palëve zgjatën rreth një orë, por që në fund nuk solli asgjë konkrete për italianët.

Ashtu si Bayern edhe Inter do të fluturojë drejt Japonisë për turneun miqësor, me Izaghi-n që shpresonte shumë që portieri zvicerian të ishte pjesë e organikës së tij që tani.

Mediet italiane kanë raportuar se është vetëm çështje kohe sepse edhe marrëveshja me Sommer është arritur prej ditësh dhe vetë lojtari është gati t’u bëjë presion drejtuesve bavarez për këtë lëvizje.

Diçka e tillë ndoshta nuk do të ndodhë, kjo pasi marrëdhëniet mes Interit dhe Bayernit janë të shkëlqyera, por kërkesat dhe koha nuk përputhen, pasi edhe Tuchel u ka kërkuar drejtuesve që ai të qëndrojë deri në mbyllje të turneut në Azi dhe trajneri gjithashtu ka kërkuar siguri nga drejtuesit. Pra, nëse Sommer largohet, atëherë Bayern duhet të ketë gati një pasues.

Pikërisht në Japoni pritet që gjithçka të mbyllet gjatë mesjavës së ardhshme, me palët që do të vendosin përfundimisht se çfarë do të ndodhë, përndryshe Inter do të ndryshojë korsi dhe do të fokusohet te portieri i Shakthar, Trubin vlerësohet rreth 30 milionë euro.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat