Rivali i Tiranës nuk ndalet

Futboll

Rivali i Tiranës nuk ndalet

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 12:48
Besiktas

Beshiktashi kërkon të bëjë një skuadër të fortë për të luftuar për titullin në Turqi dhe të ecë sa më shumë në Europë, ku përballë do të ketë Tiranën në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Emri i fundit që përflitet për të transferuar është ai i Aleks Okslejd-Çambërlein, i cili në fund të sezonit i dha fund aventurës me Liverpulin.

Për mesfushorin interesohen dhe Brentford e një klub nga Arabia Saudite, por turqit do të bëjnë çmos për të fituar shërbimet e 29-vjeçarit.

Përveç Çambërlejn, Beshiktash është në bisedime dhe me Ante Rebiç e Samu Kastijeho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat