Bujar Neziri: Kosova e Dusseldorfit e ka fjalën kryesore, nuk shohim konkurrencë 

Futboll

Bujar Neziri: Kosova e Dusseldorfit e ka fjalën kryesore, nuk shohim konkurrencë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 korrik 2023 Në ora: 15:56
Bujar Neziri

Kosova e Dusseldorfit po përgatitet me intensitet të shtuar për edicionin e ri të Bezirksliga në Gjermani. 

Djelmoshat e skuadrës kuqezi po tregojnë lojëra cilësore në ndeshjet miqësore, ku me padurim presim fillimin e edicionit të ri.

Skuadra që ka president Bujar Nezirin është favorit kryesor për pozitën e parë.

Image

Shyqeri Alili, Bujar Neziri dhe Naser Ilazi

Edicionin që e lamë pas Kosova përfundoi në pozitën e pestë.

Në këtë edicion gjithçka është ndryshe, kuqezinjtë janë të përforcuar me 11 futbollistë dhe po ashtu kanë ruajtur skeletin e lojtarëve të dëshmuar të edicionit të kaluar, kjo i bën edhe më të frikshëm për rivalët. 

Kosova është përforcuar me këta futbollistë: Derdi Acar; Joshua Sumbunu, Arton Tolaj, Khalid Al-Bazaz, Liridon Salihu, Leon Hasani (portier); Resul Ahmeti, Yassin Fabian Rahnane (portier), Derman Disbudak, Chayeb Achraf, Endrit Vishi. 

Bujar Neziri shpreh bindjen se nuk ka kush që iu del para në edicionin e ri dhe beson e shpreson se në vitin e ardhshëm do të janë në një rang më të lartë të garave përkatësisht në Landesliga. 

“Kosova gjatë edicionit të kaluar për pak nuk ia arriti qëllimit, mund të them se kemi dështuar që të hyjmë në një ligë më lartë, por tani jemi me gjasa të qind për qindta që të kalojmë në Landesliga.

Jemi përforcuar me 11 lojtarë, që të gjithë janë që kanë garuar dy liga më lartë, një është edhe prej ligës rajonale.

Besoj me përforcime që kemi bërë dhe me lojtarë që kemi pasur më herët, duke shtuar edhe përgatitjet që kemi filluar shumë më herët se sa ka qenë e paraparë, besoj që vitin e ardhshëm do të jemi pjesë e Landesligës”, thotë Neziri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ndeshjet miqësore janë edhe një test që të shohin formën e secilit futbollist në prag të edicionit të ri, ku ndeshjen e parë e luajnë në udhëtim me 13 gusht ndaj TuS Mündelheim.

“Kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore. Është java e dytë që kemi filluar përgatitjet, nuk kemi pa ndonjë ekip që është pretendente kryesore.

TSV Eller mund të jetë pretendent, edhe një ekip që ka përfunduar në vend të dytë në edicionin e kaluar (DJK Gnadental) dhe pa lënë anash edhe DJK Sparta Bilk, por nuk e besoj që sivjet kanë gjasa me na kaluar apo me konkurruar me ekipin tonë.

Kosova e ka fjalën kryesore”, - ka përfunduar Neziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat