Godet klubi historik anglez

Futboll

Godet klubi historik anglez

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 16:05
Manhester Utd

Pasi siguroi jo pa vështirësi mbijetesën në Premier League,

Nothingham Forest ka nisur punën në merkato për të kompletuar skuadrën. Së fundi klubi historik anglez ia ka dalë të firmosë me suedezin 1-vjeçar Anthony Elanga, i cili vjen pas eksperiencës te Manchester United.

Anësori i talentuar ka zgjedhur t’i bashkohet pikërisht klubit të Nottingham Forest, ku ka firmosur edhe një kontratë 5-vjeçare, teksa nuk i fshehu emocionet për këtë etapë të re të karrierës.

“Është kënaqësi për mua që të jem këtu dhe ndihem vërtetë krenar.

Është hapi perfekt për karrierën time dhe mezi pres të luaj për këtë klub. Kisha shumë oferta, por për mua Nottingham Forest është vendi perfekt”, tha Elanga.

Krahas sulmuesit suedez, Nottingham Forest ka firmosur edhe me mesfushorin Ola Aina, ish-futbollist i Milanit dhe Torinos në kampionatin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat