Liverpool pritet të bëjë edhe një tjetër ofertë

Futboll

Liverpool pritet të bëjë edhe një tjetër ofertë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:59
Lavia

Southampton ka refuzuar ofertën hapëse të Liverpoolit për mesfushorin e talentuar Romeo Lavia.

Qendërmesfushori është prioritet për skuadrën e Jurgen Kloppit, që po synojnë të zëvendësojnë Jordan Hendersonin dhe Fabinhon, të cilët pritet të transferohen në Arabinë Saudite.

Sipas “The Mail”, Liverpool ka bërë një ofertë prej 35 milionë funte plus bonuse mirëpo që është refuzuar menjëherë nga klubi i Championshipit.

Southampton kërkon rreth 50 milionë funte për ta lejuar mesfushorin ngase një pjesë të tyre duhet t’i ndajnë me Man Cityt.

Sidoqoftë, Liverpool pritet të bëjë edhe një tjetër ofertë për lojtarin sepse kanë arritur marrëveshje në aspektin personal.

Lavia që kërkohet edhe nga Arsenali thuhet se preferon kalimin te Liverpool, pasi i pëlqen stili i lojës së teknikut gjerman si dhe rindërtimi i mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat