Kuqezinjtë zyrtarizojnë largimin e mbrojtësit drejt Spanjës

Futboll

Kuqezinjtë zyrtarizojnë largimin e mbrojtësit drejt Spanjës

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:59
Matteo Gabbia

Pas disa afrimesh, skuadra e Milan ka zyrtarizuar sot largimin e mbrojtësit Matteo Gabbia, që do të transferohet te spanjollët e Villareal.

Mbrojtësi transferohet në formë huazimi, deri më 30 qershor 2024.

Lojtari që luan prej prej disa sezonesh me kuqezinjtë asnjëherë nuk ka gjetur hapësira te Milan, ndaj ka vendosur të provojë fatin në La Liga. “Jam shumë i lumtur që jam këtu, do të shihemi së shpejti në stadium”, është mesazhi i Gabbia për tifozët e Villareal.

Gabbia ka luajtur 51 ndeshje në katër sezonet e fundit me Milan, duke realizuar edhe një gol.  Ai ka një kontratë deri në vitin 2026 me kuqezinjtë.

Te Villareal presin shumë nga mbrojtësi italian, që pritet të jetë titullar tek ekipi spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat