Martinez i bindur: Do të fitojmë trofe në sezonin e ri

Futboll

Martinez i bindur: Do të fitojmë trofe në sezonin e ri

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:23
Martinez

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është shprehur optimist se skuadra e tij, do të fitojë trofe në sezonin e ri që nis në muajin gusht.

Asi argjentinas thotë se sezonin e kaluar Interi bëri një sezon mjaft të mirë, por ai beson se skuadra “Nerazure” në edicionin e ri do të jetë edhe më e fortë.

Interi është duke u përgatitur në Japoni, ku edhe do të jetë pjesë e një turne joshës që do të mbahet në tokën japoneze.

“Në përgjithësi, ne bëmë një punë të mirë sezonin e kaluar. Këtë vit duam të fitojmë sa më shumë tituj. Duam të përgatitem sa më mirë në Japoni”, ka thënë Martinez.

“Do të përmirësohemi edhe më shumë. Synojmë të marrrim rezultatet sa më të mirë në këtë turne. Të gjithë jemi të lumtur që jemi këtu dhe jam i bindur se më kohë do të jemi gati për sezonin e ri”, ka theksuar Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat