Trajneri i Rijekës shpreson në fitore kundër Dukagjinit

Futboll

Trajneri i Rijekës shpreson në fitore kundër Dukagjinit

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 18:46
Sergej Jakiroviq

Trajneri i Rijekës, Sergej Jakiroviq po shpreson që skuadra e drejtuar nga ai do të marrë rezultat pozitiv nga përballja me Dukagjinin.

Rijeka dhe Dukagjini takohen të enjten në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League. 

“Kjo është pjesa e parë, kemi të bëjmë me një kundërshtar të mirë dhe të rrezikshëm në tranzicion.

Duhet të tregojmë seriozitet dhe disiplinë taktike.

Shpresoj se do të fitojmë një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit”, ka thënë Jakirovic për faqen e klubit kroat. 

“Duhet të dimë si t’i përgjigjemi lojës dhe agresivitetit të tyre në duel. Nuk duhet të hyjmë në incidente që mund të jenë të natyrës taktike”

Sipas trajnerit kroat, atmosfera dhe gjendja te skuadra e Rijekës është e mirë. "Nuk do ta kemi Dejan Petroviqin për shkak të një problemi muskulor, kështu që ai do të na bashkohet të premten në Split për Hajdukun”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat