“Ylli” brazilian firmos për 4 vite me Al-Hilal

Futboll

“Ylli” brazilian firmos për 4 vite me Al-Hilal

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 23:50
Pamje nga prezantimi

Fillimisht kishin menduar të shpenzonin plot 400 milionë euro për transferimin e Lionel Messi drejt Arabisë Saudite, mirëpo drejtuesit e Al-Hilal vendosën t’i ndanin këto para për të sjellë një sërë lojtarësh në klubin e tyre.

Pas transferimeve të Kalidou Kulibaly, Ruben Neves e Sergej Milinkovic-Savic, tashmë klubi më i titulluar në Azi kërkon afrimin e një tjetër lojtari e më konkretisht bëhet fjalë për anësorin brazilian të Zenit, Malcom dhe mesa duket gjithçka është zyrtarizuar pasditen e sotme.

Malcom do të jetë lojtari më i ri i kampionëve sauditë të Al-Hilal, me këta të fundi që derdhën plot 60 milionë euro në arkat e Zenit, për kartonin e brazilianit duke e kthyer këtë të fundit në shitjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit rus.

Përsa i përket kontratës personale, tek Al-Hilal, “fantazisti” brazilian i sulmit ka nënshkruar një kontratë, e cila do të zgjasë 4 vite nga e cila do të përfitojë plot 18 milionë euro në sezon, shumë më shumë seç paguhej te rusët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat