Shabani: Jam krenar për periudhën e kaluar me Llapin

Futboll

Shabani: Jam krenar për periudhën e kaluar me Llapin

Nga: K. G. Më: 27 korrik 2023 Në ora: 14:25
Kushtrim Shabani

Futbollisti Kushtrim Shabani nuk ka pasur të lehtë që të ndahet me skuadrën e Llapit të Podujevës.

Shabani i është mirënjohës për të gjitha klubit llapjan.   

“Çdo fillim e ka një fund, njësoj edhe rrugëtimit tim si futbollist i KF Llapi i erdhi fundi.

Pas një periudhe të gjatë dhe shumë të suksesshme si futbollist i klubit Llapi, me marrëveshje të dyanshme me klubin vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin.

Jam krenar për periudhën e kaluar me klubin e vendlindjes sime dhe që isha pjesë e sukseseve historike të këtij klubi, ku me mund, djersë e shumë sakrificë udhëhoqa ekipin si Kapiten.

Dua të falenderoj secilin anëtar të klubit pët bashkëpunimin që kishim gjatë këtyre viteve si dhe tifozerinë “Ultras Legjendat” për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë mua dhe ekipit.

Klubit i dëshiroj shumë suksese në vazhdim, ndërsa për të ardhmen time do vendosi ditëve në vijim”, njofton Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat