Milani zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë të kësaj vere

Futboll

Milani zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë të kësaj vere

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 14:28
Samuel Chukwueze

Buzëqeshjet e vazhdueshme karakterizojnë momentet e para zyrtare të tij si kuqezi. Samuel Chukwueze është tashmë lojtari më i ri i Milanit.

Ish-anësori i Villarrealit ka nënshkruar kontratën, përmes së cilës lidhet me “Djallin” deri në vitin 2028. Për Furlani dhe Moncada është goditja e shtatë e kësaj vere, më e shtrenjta deri tani.

Pas një negociate të gjatë mes Milanit dhe Villarrealit, sulmuesi nigerian ka mbërritur qysh dje në Itali për të kryer kontrollet mjekësore me procedurën klasike te CONI.

Asnjë problem dhe gjithçka sipas protokollit, deri në nënshkrimin e kontratës në “Casa Milan”.

Flitet për një kontratë 5-vjeçare, me pagë rreth 4 milionë euro në sezon. Për ta vënë në dispozicion të Stefano Piolit lojtarin e shumë kërkuar, klubi kuqezi pagoi 20 milionë euro në arkën e homologut spanjoll (plus 8 milionë bonuse).

Chukwueze do të veshë fanellën me numrin 21, të mbajtur në të kaluarën nga Pirlo dhe Ibra. Ai do të debutojë me kuqezinjtë më 8 gusht kundër Monza, në trofeun e ri “Silvio Berlusconi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat