Can do të jetë kapiteni i ri i Borussia Dortmund

Futboll

Can do të jetë kapiteni i ri i Borussia Dortmund

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 14:57
Emre Can

Klubi dhe lojtari së bashku kanë vendosur, Emre Can do të jetë kapiteni i ri i Dortmund.

Pak kohë më parë, Marco Reus hoqi dorë nga shiriti i kapitenit dhe ky vendim u respektua dhe u mirëkuptua nga klubi.

Tashmë, ata kanë njoftuar zyrtarisht se mesfushori gjerman, Emre Can, do të jetë kapiteni më i ri i klubit verdhezi.

Zëvendës kapiten do të jetë portieri Gregor Kobel.

“Më bën jashtëzakonisht shumë krenar fakti që jam kapiteni i një klubi të madh. Dua të falenderoj të gjithë të përfshirët që vendosën dhe menduan stë ma jepnin mua shiritin”, ishin fjalët e Emre Can.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat