Kosova e Dusseldorfirt triumfon ndaj Solingen 03

Futboll

Kosova e Dusseldorfirt triumfon ndaj Solingen 03

Nga: K. Goca Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:27
Kosova e Dusseldorfirt

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit vazhdon me lojëra të mira në ndeshjet miqësore, duke konfirmuar se është gati për edicionin e ri në Bezirksliga.

Djelmoshat kuqezi triumfuan me rezultat 2:1 ndaj Solingen 03.

Një lojë e mirë nga Kosova që u shpërblye me fitore. 

“Ndeshja e katërt miqësore përfundoi me rezultat 1:2 me golat e Astrit Hysenit (54) dhe Shkëlqim Hysenit (67).

Faleminderit për mbështetjen, shihemi sot në ndeshjen e radhës kundër Unterbach nga ora 19:30”, njofton FC Kosova.

Bujar Neziri, presidenti klubit, është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat