Gunes: Rezultat i favorshëm, tani të fitojmë edhe në Tiranë

Futboll

Gunes: Rezultat i favorshëm, tani të fitojmë edhe në Tiranë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:01
Shehi e Gunea

Tirana humbi 3-1 në “Vodafone Arena” përballë Besiktasit.

Takimi i parë i raundit të dytë të Conference League, u zhvillua në Stamboll.

Ndërkohë që përballja e kthimit, do të luhet një javë më vonë (3 gusht) në “Air Albania”.

Trajneri i Besiktasit, i mirënjohuri Senol Gunes, analizoi suksesin përballë bardhebluve.

Teksa theksoi se skuadra e tij do të synojë fitoren edhe në Tiranë.

“Luajtëm ndeshjen e parë zyrtare. E kishim gjithçka nën kontroll. Mund të ketë luhatje fizike në fillim të sezonit, por lojtarët e mi u angazhuan dhe bënë më të mirën.

Dua të falënderoj tifozët që nuk na lanë vetëm në një mot kaq të nxehtë.

Siguruam një rezultat të favorshëm. Tani duhet të fitojmë edhe në Shqipëri. Donim të shënonim golin e tretë, por pa pësuar.

Gjithsesi, ne do të përmirësohemi me kalimin e kohës. Edhe lojtarët që erdhën nga stoli dhanë kontributin e tyre.

Semih më lumturoi, por do i duhet kohë të përshtatet. Duam të garojmë në 3 kompeticionet”, u shpreh 71-vjeçari nga Trabzoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat