Mahrez: Të luaja për Manchester Cityn ka qenë një nder

Futboll

Mahrez: Të luaja për Manchester Cityn ka qenë një nder

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 18:16
Mahrez

Riyad Mahrez është lojtari më i ri i Al-Ahli, klubi saudit ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit algjerian i cili vjen nga Manchester City. Algjeriani ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsion për rinovim edhe për një sezon tjetër.

Tek Al-Ahli, Mahrez do të formojë një treshe sulmuese së bashku me Firminio dhe Allain Saint-Maximin. Për Mahrez, Al-Ahli i ka paguar Cityt 30 milion paund plus bonuset me operacionin që në total ka kapur shifrën e 40 milionë paundëve.

32-vjeçari largohet nga Manchester City pas 5 sezonesh, ku ka fituar 4 tituj të Premier League-s nën drejtimin e Pep Guardiolës si dhe trofeun e Champions League-s në sezonin që sapo u mbyll. Fjalët e tij lidhur me largimin nga City kanë qenë:

“Të luaja për Manchester Cityn ka qenë një nder dhe një privilegj, shkova aty për të fituar trofe dhe për të shijuar futbollin dhe jam i lumtur që ja arrita qëllimit, kalova 5 vite të mrekullueshme  aty, me lojtarë të pabesueshëm, tifozë të jashtëzakonshëm dhe me trajnerin më të mirë në botë”.

“Kam kujtime të jashtëzakonshme nga City, sidomos në titujt e fituar dhe rivalitetin e pabesueshëm me Liverpoolin”.

Ne 5 sezone Mahrez bëri gjithësej 236 paraqitje me Cityn dhe arriti të shënojë 78 gola.

Ai ka qenë një lojtar mjaft i rëndësishëm për skemat e Pep Guardiolës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat