Fati në ditën e fundit

Futboll

Fati në ditën e fundit

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:56
Granada

Myrto Uzuni është kthyer në liderin e Granadës, të cilën e udhëhoqi drejt ngjitjes në La Liga.

Por jo çdo gjë ka qenë e lehtë për sulmuesin shqiptar. Në Spanjë së fundmi zbulojnë edhe prapaskenat e ttansferimit të tij te Granada. “AS” shkruan se arsyeja përse Uzuni mban veshur fanellën bardhekuqe është ish-trajneri i tij, Robert Moreno.

Klubi spanjoll kishte refuzuar disa kërkesa të Morenos, prandaj ky i fundit vendos t’i bindë me argumenta. Ish-trajneri i Granadës ka përpiluar një raport të detajuar për sulmuesin.

Drejtuesit e Granadës u bindën prej raportit dhe transferuan Uzunin në ditën e fundit të merkatos së dimrit.

Nuhajta e Morenos ishte e pagabueshme, teksa futbollisti nga Berati është pika kyçe e kësaj Granade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat