Atalanta prezanton blerjen më të shtrenjtë në histori

Futboll

Atalanta prezanton blerjen më të shtrenjtë në histori

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:46
El Bilal Toure

El Bilal Toure është shndërruar në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Atalantës. Klubi italian, aty ku bën pjesë prej vitesh Berat Gjimshiti, ka zyrtarizuar sulmuesin nga Mali.

I cili vjen nga spanjollët e Almerias. Skuadër me të cilën luajti vetëm një sezon në La Liga. Të cilin e mbylli me 7 gola dhe 2 asiste.

Dy klubet arritën akordin mes tyre për 27 milionë euro + 3 të tjera në formë bonusesh. “Atalanta i uron El Bilal Toure kënaqësitë më të mëdha – personale dhe si ekip – me fanellën tonë”, lexohet në komunikatë.

21-vjeçari luan në qendër të sulmit, ndërkohë që i pëlqen të niset nga krahu i djathtë. Me kombëtaren e Malit, ai numëron 15 ndeshje dhe 5 gola.

El Bilal Toure zbarkon në Bergamo për të zëvendësuar danezin Rasmus Hojlund, i cili ka arritur akordin me Manchester United.

Për një kontratë afatgjatë me 5 milionë euro në sezon. “Djajtë e Kuq” duhet të bindin drejtuesit e Atalantës, të cilët kërkojnë rreth 90 milionë euro për kartonin e Hojlund.

Por, marrëveshja finale mes klubeve pritet të arrihet për një shumë rreth 65-70 milionë euro + 5 të tjera në formë bonusesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat