E pranon agjenti: Ka pasur bisedime, zikaltërit e pëlqejnë shumë

Futboll

E pranon agjenti: Ka pasur bisedime, zikaltërit e pëlqejnë shumë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 23:03
Cuadrado

Drejtuesit e Inter vijojnë të jenë të përqëndruar te merkato dhe tek ajo që ofrohet me kosto të ulët.

Kështu, pas nënshkrimit me parametër zero me Juan Cuadradon, ish-lojtarin e Juventus, zikaltërit hedhin sërish sytë nga një tjetër ish-juventin.

Fjala është Roberto Pereyran, trekuartistin që së fundmi ishte pjesë e Udineses.

Me përfundimin e sezonit, argjentinasi doli lojtar i lirë dhe tashmë te Interi po e vlerësojnë si alternativë. Vetë menaxheri i lojtarit, Federico Pastorello shprehet se ka mbajtur bisedime me zikaltërit, por ende nuk ka një ofertë konkrete në drejtim të klientit të tij.

“Për momentin nuk kemi pasur një ofertë që të na kënaqë, këtu përfshij edhe klube nga jashtë Italisë. Nuk ka një lëvizje konkrete. Dëshira më e madhe e Pereyras është të qëndrojë në Itali.

Kemi pasur kontakte me Interin, në fakt është i vetmi klub me të cilin kemi biseduar. Është një lojtar që atyre iu pëlqen, por nuk ka një ofertë konkrete”, u shpreh agjenti Pastorello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat