Elmas lavdëron trajnerin e ri: Më ka përmirësuar shumë

Futboll

Elmas lavdëron trajnerin e ri: Më ka përmirësuar shumë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 23:08
Elmas

Fantazisti nga Maqedonia e veriut, Eljif Elmas ka folur me superlativa për trajnerin e ri të Napolit, francezin Rudi Garcia, i cili ka marrë drejtimin e klubit, pas dorëheqjes së Luciano Spallettit.

Duke folur pas rreth tre javësh përgatitje, Elmas tha se që tani po përmirësohet shumë me trajnerin e ri, teksa refuzoi të japë indikacione rreth rolit të tij të preferuar në fushën e lojës.

“Trajneri i ri i ka treguar aftësitë e tij në shumë klube ku ka qenë dhe do të bëjë shumë mirë edhe te ne.

Mund të them se që në këto ditë të para më ka përmirësuar shumë, ndaj i uroj fat.

Unë mund të luaj në disa pozicione në fushë, ndaj i takon trajnerit të vendosë se ku mund të ndihmoj më shumë skuadrën”, deklaroi Elmas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat