Ja kur do të tërhiqet shorti për Ligën e dytë dhe kupën e RMV-së

Futboll

Ja kur do të tërhiqet shorti për Ligën e dytë dhe kupën e RMV-së

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 12:42
Besa

Të hënën paradite në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të tërhiqet shorti për sezonin e ri në Ligën e Dytë të Futbollit, në të cilin për të dytin sezon radhazi do të garojnë gjashtëmbëdhjetë skuadra.

Skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Dytë të Futbollit për sezonin 2023/24:

Besa 1976
Arsimi
Bashkimi
Pelister
Ohrid Lichnidos
Pobeda
Osogovo
Novaci
Vardar Negotinë
Detonit Plaçkovica
Kozhuf
Bellasica
Karaorman
Sasa
Teteks
Skopje

Raundi i parë i sezonit të ri është planifikuar për 12/13 gusht. Dy skuadrat më të mira do të vendosen në Ligën e Parë, ndërsa skuadra e tretë do të luajë një ndeshje barazhi në terren neutral ndaj skuadrës së dhjetë.

Të hënën do të njihen edhe çiftet e xhiros së parë të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat