UEFA cakton gjyqtarët nga Kosova për sfidën në Ligën e Konferencës

Futboll

UEFA cakton gjyqtarët nga Kosova për sfidën në Ligën e Konferencës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 19:55
Genc Nuza

UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e dytë mes Luzernit dhe Djurgarden.

Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në “Luzern Arena”, me fillim prej orës 20:45.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në këtë sfidë.

Ndihmësit e tij do të jenë Bujar Selimaj dhe Arbnor Bullatovci.

Burim Jahmurataj është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat