PSG-ja do t’i paguajë një tarifë të madhe Mbappes në tri ditë

Futboll

PSG-ja do t’i paguajë një tarifë të madhe Mbappes në tri ditë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 19:59
Mbappe

Paris Saint-Germain i detyrohet Kylian Mbappe një bonus besnikërie prej 60 milionë euro nëse ai është ende lojtar i tyre të martën e ardhshme, 1 gusht, ka bërë të ditur gazetari i Sky Sports, Kaveh Solhekol.

Burimi pretendon se kontrata e francezit parashikon që ai të marrë bonusin e besnikërisë në dy këste deri në vitin 2024.

Kjo e bën më të qartë pse PSG po bën gjithçka që mundet për të larguar Mbappen para fundit të gushtit.PSG ka vendosur një çmim prej 250 milionë eurosh për sulmuesin, por Real Madridi nuk duket i interesuar ta paguajë atë.

Bisedimet mes kampionit të Ligue 1 dhe Al Hilalit janë ftohur pasi u bë e qartë se 24-vjeçari nuk ka ndërmend të luajë në Ligën Pro Saudite.

Tani gjithçka duket se është në duart e Real Madridit. Los Blancos ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje konkrete se a do ta transferojnë lojtari si të lirë vitin e ardhshëm apo do të paguajnë një shumë nën 200 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat