Sulmuesi italian një hap larg Interit

Futboll

Sulmuesi italian një hap larg Interit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 20:49
Gianluca Scamacca

Sulmuesi italian një hap larg Interit

Gianluca Scamacca një hap larg Interit. Ndonëse ishte vetëm zgjedhja e tretë në listën e drejtuesve zikaltër, sulmuesi italian ka ngjitur shpejt shkallët e hierarkisë dhe është shumë pranë kalimit në Milano.

Sipas mediave italiane, zikaltrit kanë avancuar negociatat me West Hamin, për ta marrë sulmuesin 24-vjeçar në huazim me të drejtë blerjeje dhe ‘tymi i bardhë’ mund të vijë që në fillim të javës së ardhshme.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Interit pritet të ulen të hënën në tryezë me ata të Arsenalit, për të kuptuar nëse ka mundësi që të marrin amerikanin Balogun për një shifër maksimale prej 40 milionë eurosh.

Nëse ‘topçinjtë’ do të pranojnë atë shifër, atëherë edhe Balogun do të fluturojë drejt Milanos brenda javës së ardhshme për t’u vënë nën urdhrat e Inzaghit.

Në të kundërt, Interi pritet të kthejë sytë nga portugezi Beto, që është pjesë e Udineses, ose Aleksis Sanchez, që pas një sezoni te Marseille, mund të rikthehet sërish në Milano, për të veshur fanellën zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat