Tifozët i kërkojnë të blejë një italian

Futboll

Tifozët i kërkojnë të blejë një italian

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 20:50
Pelegrini

Milani ka qenë shumë aktiv në merkaton e verës, duke afruar futbollistë të cilët pritet të bëhen pjesë e planeve të trajnerit Stefano Pioli që në javët e para. Por ajo që u ka bërë shumë përshtypje tifozëve, është se e gjithë merkato është përqendruar jashtë Italisë.

Të gjithë emrat e afruar nuk janë italianë dhe në një klub tradicional si Milani, mungesa e lojtarëve vendas ka filluar të bëhet problem për tifozët.

Kështu, në rrjetet sociale nuk kanë munguar thirrjet që drejtuesit të kthejnë sytë edhe nga tregu italian. Dhe më në fund, raportohet se Milani ka piketuar një futbollist italian.

Sipas “Libero”, klubi ka nisur bisedimet me Juventusin për mbrojtësin e majtë Luka Pelegrini.

Futbollisti sapo është kthyer nga huazimi te Lacio, klub i cili kishte shfaqur interes që ta mbante.

Por mes palëve nuk ka pasur asnjë bisedë tjetër dhe Milani ka bërë një hap konkret për lojtarin, të cilin e kërkon si alternativë për Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat