De Gea në “fokusin” e sauditëve

Futboll

De Gea në “fokusin” e sauditëve

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 22:19
David de Gea

De Gea në “fokusin” e sauditëve!

Pas 12 sezonesh, pjesë e “djajve të kuq” të Manchester United, “gardiani” spanjoll, David de Gea u largua nga “Old Trafford”, më 30 qershor të këtij viti, pas përfundimit të kontratës me “gjigandët” anglezë.

Tashmë, 32-vjeçari “iberik” është në kërkim të një “aventure” të re, dhe sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, ish-portieri i United ka marrë dy oferta të konsiderueshme nga Arabia Saudite.

Për shërbimet e De Gea u interesuan gjithashtu dhe “bavarezët” e Bayern Munich, mirëpo problem u bë paga e lartë e lojtarit e për këtë arsye kampionët gjermanë janë pranë nisjes së negociatave, me portierin e Brentford, David Raya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat