Çështja Samardzic “vuloset” sot, Marotta pret në Milano drejtuesit e Udinese

Futboll

Çështja Samardzic “vuloset” sot, Marotta pret në Milano drejtuesit e Udinese

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 15:13
Lazar Samadzic

Ashtu siç dhe pritej, këtë të hënë, drejtuesit e “zikaltërve” të Inter, më konkretisht drejtori sportiv, Beppe Marotta do të takohet me drejtuesit e Udinese, për të mbyllur transferimin e talentit serb të mesfushës, Lazar Samadzic.

Tashmë marrëveshja dihet, 25 milionë euro bazë plus kartonin e mesfushorit 20-vjeçar, Giovanni Fabbian, i vlerësuar në 10 milionë euro.

Mirëpo duket se “zikaltërit” janë duke menduar dhe për të ardhmen.

Drejtuesit e Inter janë dijeni të potencialit të madh të Fabbian ka e për këtë arsye “zikaltërit” mund të shtojnë në kontratë, një klauzolë, e cila i lejon atyre riblerjen e Fabbian, në rast të një “shpërthimi” të tij, në elitën e futbollit italian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat