Ja shuma që përfiton Partizani nëse kualifikohet

Futboll

Ja shuma që përfiton Partizani nëse kualifikohet

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:39
Partizani

Kalimi në turin e tretë për Partizanin është një detyrë, duke parë kundërshtarin që ka përballë.

Aktualisht të kuqtë kanë siguruar në total 810 mijë euro, teksa garojnë ende në Ligën e Konferencës.

Në rast se eliminohen nga Atletik Eskaldes, Partizani do të siguronte në total 1.16 milionë euro, ndërkohë që kalimi në turin e tretë do të kushtonte minimalisht 300 mijë euro më shumë.

Duke llogaritur edhe shitjet dhe shpërblimet e tjera, Partizani do ta mbyllte këtë vit me më shumë se 3 milionë euro. Nëse kalon edhe raundin e tretë, shkon në “play off”, fitimet do të rriteshin edhe me të paktën 300 mijë euro të tjera.

Kështu, sfida e sotme ndaj Atletik Eskaldes do të duhet të menaxhohet si duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat