Bayerni vihet pas portierit të Sevillës

Futboll

Bayerni vihet pas portierit të Sevillës

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 12:57
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Interit po shikon me vëmendje teksa Bajern Munihu rrit ndjekjen e portierit të Sevillës, Jasine Bounou, sepse kjo do të çlironte Yann Sommer.

‘Nerazzurrët’ e nisin sezonin e tyre në Serie A më 20 gusht, por ende nuk kanë një portier në skuadër, pasi kanë shitur Andre Onanën te Man. Junajtedi dhe kanë liruar Samir Handanoviçin dhe Aleks Kordaz nga kontratat e tyre.

Sommer ka qenë zgjedhja e parë për javë të tëra, por negociatat nuk po përparojnë, pasi Bajern Munihu mendon se klauzola e lirimit prej 6 milionë euro nuk është e paarsyeshme. Interi vazhdon të shtyjë për një marrëveshje me vlerë 4 milionë euro, plus bonuse që mund të shpërndahen në disa këste.

Ndërkohë, ka disa lajme të mira, pasi “Foot Mercato” pretendon se Bajerni po intensifikon përpjekjet e tyre për të nënshkruar me portierin ndërkombëtar maroken Bounou. Çmimi i kërkuar prej 20 milionë euro i vendosur nga Sevilja po rezulton një pengesë, kështu që çdo marrëveshje përsëri nuk ka gjasa të bëhet shpejt. Alternativat për gjigantët gjermanë përfshijnë veteranin e Juventusit, Vojcieh Sçezni.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat