Tifozët e çmendur sulmojnë me armë zjarri ekipin e futbollit!

Futboll

Tifozët e çmendur sulmojnë me armë zjarri ekipin e futbollit!

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 12:52
Diego Godin

Ndeshja e lamtumirës e mbrojtësit uruguaian Diego Godin përfundoi me humbjen e ekipit të tij Velez Sarsfield ndaj Huracan, duke shkaktuar një incident të dhunshëm të dielën, pasi disa nga tifozët e vetë klubit argjentinas sulmuan me egërsi lojtarët, duke i sulmuar me armë.

Kur skuadra u kthye në kampin e tyre stërvitor në stadiumin Villa Olimpica disa orë pas ndeshjes, ata pësuan një vizitë brutale nga mbështetësit e klubit, pasi makinat i zunë pritë disa prej lojtarëve. Sulmuesi Gianluca Prestianni tha:

Ne mbërritëm në stadium për të marrë makinat tona dhe për të shkuar në shtëpi. Ne dolëm dhe ishte errësirë kur na dolën përballë makinat e ‘Barra Brava’.

Ndoshta ishin pesë ose gjashtë prej tyre. Më goditën dy herë në fytyrë ndërsa më kapën nga xhaketa.

Isha shumë i frikësuar dhe shokët e mi të skuadrës nuk donin të shkonin në shtëpi në rast se do të ndiqeshin. Ata madje i thanë njërit prej tyre:

‘Dil nga makina ose unë do të të qëlloj dy herë në këmbë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat