Pedri refuzon PSG-në

Futboll

Pedri refuzon PSG-në

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 17:06
Pedri

Vetëm pak ditë më parë, në mediat franceze dhe ato spanjolle qarkulluan lajme se “gjigandët” francezë të PSG ishin të interesuar për nënshkrimin me “fantazistin” spanjoll të mesfushës, Pedri nga “katalanasit” e Barcelona.

Mirëpo, pavarësisht dëshirës së madhe së PSG, për të pasur në ekip, një “yll” si Pedri, ky i fundit i ka “mbyllur derën” francezëve, teksa pas përfundimit të turit parapërgatitor, talenti i mesfushës është shumë i lumtur te Barça.

Mbi këtë temë disa fjalë i tha dhe vetë Pedri, ku fillimisht theksoi se nuk është në dijeni të asnjë oferte nga ndonjë klub për të, e më tej shtoi se ka ende shumë  para se të largohej nga “ëndrra e tij’ e fëmijërisë.

“Nuk jam në dijeni të ndonjë oferte për mua,

Shumë gjëra duhet të ndodhin përpara se të largohem nga ky klub. Unë e shoh si shumë të pamundur, Barça është klubi im i ëndrrave dhe unë dua të qëndroj edhe për shumë vite”,- u shpreh talenti i mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat