Dhimbje koke për Klopp

Futboll

Dhimbje koke për Klopp

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 19:09
Klopp

Dhimbje koke për Liverpoolin, pak ditë para fillimit zyrtar të sezonit.

Gjatë miqësores së pasdites së luajtur në Singapor kundër Bayern Munichut, Alexis Mac Allister u detyrua të bënte zëvendësimin për shkak të një problemi në gju që shqetëson Reds.

Kampioni argjentinas i botës, i ardhur muajt e fundit nga Brighton per thuajse 50 mln euro, u nis menjëherë për në dhomat e zhveshjes dhe i kapur nga kamerat e të pranishmëve, dukej gjithçka veçse i qetë.

Me një fytyrë mjaft të shqetësuar, argjentinasi u largua nga fusha për t’iu drejtuar dhomave të zhveshjes, në pritje të analizave të nevojshme. Liverpool humbi 4-3 ndaj Bayern teksa shqeteson ende mesfusha qe me largimet e Fabinhos dhe Henderson duket reparti qe ka me shume nevoje dhe do te duhen blerje, mes tyre Lavia i Southampton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat