Uzuni vazhdon me golat edhe në këtë edicion

Futboll

Uzuni vazhdon me golat edhe në këtë edicion

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 22:37
Granada

Myrto Uzuni dëshiron të tregojë se sezoni i kaluar me Granadën dhe titulli i golashënuesit më të mirë të La Liga 2, nuk ishte një rastësi dhe se do të vazhdojë të tundë rrjetën edhe në La Liga.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, e ka treguar që sot në miqësoren ndaj Getafes, një tjetër klubi të elitës së futbollit spanjoll.

Në duelin e sotëm, që u luajt si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri, Uzuni ishte si zakonisht titullar dhe në minutën e 56 të ndeshjes, ia doli që të linte shenjën e tij në këtë ndeshje pas një penalltie.

Ai transformoi saktësisht nga pika e bardhë, duke u konfirmuar një specialist i gjuajtjeve të tilla, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 skuadrës së Granadës e cila më pas fitoi me rezultatin 2:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat