Dembele dëshiron të bashkohet me PSG-në

Futboll

Dembele dëshiron të bashkohet me PSG-në

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 10:59
Dembele

Ousmane Dembele i ka thënë Barcelonës se dëshiron të largohet për t`iu bashkuar Paris St Germain, sipas trajnerit Xavi.

Për reprezentuesin francez që ka një klauzolë lirimi prej 43 milionë funtesh ka ardhur një ofertë nga skuadra e Ligue dhe futbollisti e ka informuar trajnerin e tij se dëshiron të lëvizë.

“Dembele erdhi dhe më tha se donte të largohej”, tha Xavi. “Ai ka një ofertë nga PSG që bën që ne nuk mund ta mbajmë atë”.  

Francezi iu bashkua skuadrës spanolle nga Borussia Dortmund për 125 milionë funte në vitin 2017.

Gjatë qëndrimit të tij gjashtëvjeçar te Barcelona, ai ka luajtur 185 herë për skuadrën dhe ka fituar tre tituj të La Ligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat