Pranë kalimit te Monza!

Futboll

Pranë kalimit te Monza!

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:06
Danilo D’Ambrosio

Mungon vetëm frima, D’Ambrosio shumë pranë kalimit te Monza!

Pas përfundimit të sezoni të kaluar, mbrojtësi italian, Danilo D’Ambrosio i dha “lamutmirën”, “zikaltërve” të Inter, të cilët nuk vendosën t’i rinovonin kontratën italianit, me këtë të fundit që nuk bënte më pjesë në planet e teknikut Inzaghi.

Mirëpo, pavarësisht largimit nga nënkampionët e Evropës, D’Ambrosio pritet të qëndrojë sërish në Serie A, aty ku pritet të nënshkruajë, pasditen e kësaj të mërkure, një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi për një sezon të dytë.

Për të siguruar shërbimet e italianit, ka ndikuar dhe qyteti nga ku ekipi ka “origjinëm” duket ditur faktin se Monza është një prej ekipeve të Milanos i favorizon jo pak me mbrojtësin që nuk dëshiron të fillojë “aventurën” e tij të re, larg “shtëpisë,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat