Pirlo kërkon në skuadër Etrit Berishën

Futboll

Pirlo kërkon në skuadër Etrit Berishën

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:30
Berisha gjatë një ndeshje

Etrit Berisha është prej thuajse një viti jashtë fushave të lojës me klubin e Torinos, pas përplasjeve që kishte me trajnerin Ivan Juriç.

Kjo e ka shtyrë portierin që të kërkojë vazhdimisht një skuadër, por për momentin ofertat kanë munguar.

Megjithatë, duket se së fundmi është krijuar një mundësi shumë interesante për portierin e Kombëtares shqiptare, që mund ta ndihmojë atë të aktivizohet rregullisht.

Klubi i Sampdorias, i cili ka rënë në këtë sezon në Serinë B, kërkon të ngjitet sa më shpejt dhe për rrjedhojë, do një portieri cilësor.

Me sa duket, klubi që emëroi trajner Andrea Pirlon, ka piketuar pikërisht Berishën si përforcim për merkaton e verës, pasi beson se aftësitë e tij do ta ndihmojnë të bëjë hapin për t’u kthyer në elitë.

Megjithatë, marrëveshja ka një kleçkë jo të vogël. Rroga e futbollistit për momentin është e papërballueshme nga Sampdoria. Berisha përfiton 1 milion euro në sezon dhe kjo nuk përputhet me tavanin e rrogave që ka vendosur klubi i cili ra edhe si pasojë e falimentimit dhe krizës financiare që kaloi.

Mediat italiane raportojnë se Sampdoria është gati të transferojë lojtarin, por vetëm nëse Torino është gati t’i paguajë një pjesë të rrogës.

Në klubin italian po e shqyrtojnë si mundësi, pasi duan të shpëtojnë gjithsesi nga rroga e futbollistit i cili nuk do të aktivizohej me ta, por do të kalonte sezonin si spektator i paguar në tribunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat