Mrekullia nga Ishujt Faroe! Ekipet nga 8 shtete nuk e kanë shijuar kurrë  

Futboll

Mrekullia nga Ishujt Faroe! Ekipet nga 8 shtete nuk e kanë shijuar kurrë  

Nga: K. G. Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:37
Klaksvik

Kampioni i Ishujve Faroe, Klaksvik, është një hit i vërtetë në kualifikimet për në Champions League.

Klaksvik që nuk ka më shumë se 5 mijë banorë, eliminoi në mënyrë sensacionale fillimisht kampionin hungarez Ferencvaros, më pas ekipin suedez Hacken, duke siguruar kështu të paktën fazën e grupeve në Conference League. 

Sigurisht që nuk do të mjaftohen me kaq, pasi Molde nga Norvegjia i pret në rrethin e tretë të kualifikimit në Champions League.

Ishujt Faroe u bënë kështu vendi i 47-të nga 55 vendet që kanë përfaqësues në fazën e grupeve të një prej kompeticioneve të UEFA-s - Champions League, Europa League ose Conference League.

Vetëm tetë vende nuk kanë pasur kurrë përfaqësues në fazën e grupeve, si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, San Marino, Gjibraltari, Andorra, Islanda, Malta dhe Irlanda e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat