Vinicius e admiron Mbappen

Futboll

Vinicius e admiron Mbappen

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 11:57
Vinicius

Anësori i Realit Vinicius Junior e admiron sulmuesin e PSG Kylian Mbappe, raporton Marca.

Sipas burimit, braziliani do të dëshironte të luante me Mbappe në të njëjtën skuadër.

Ai e respekton atë dhe kujton se francezi ishte një nga ata që u ngritën në krah të tij gjatë skandaleve raciste.

PSG-ja e ka pezulluar aktualisht Mbappen nga stërvitjet me ekipin kryesor.

Ata duan ta shesin, sepse ai nuk ka ndërmend të vazhdojë kontratën e tij, e cila skadon verën e ardhshme.

Vetë Kylian planifikon ta kalojë sezonin në Paris dhe të shkojë në Real Madrid si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat