Sirena angleze për Asllanin

Futboll

Sirena angleze për Asllanin

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 13:08
Asllani

Tek Inter nuk ka gjetur hapësirat që kërkonte. Trajneri Simone Inzagi e aktivizoi me pikatore në sezonin e fundit, por kjo nuk e pengon mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë të ketë simpatizues.

Ditët e fundit po bëhet më konkrete pista e Premier Ligës. Mediat angleze dhe ato italiane flasin për një interesim të rëndësishëm nga ana e Brajton, surpriza e edicionit të kaluar në kampionatin anglez.

Është vetë trajneri Roberto De Zerbi që kërkon shërbimet e futbollistit 21-vjeçar.

Madje mediat italiane kanë zbuluar se interesimi është I hershëm, ndërsa Brajton kishte kërkuar edhe më parë informacione për Asllanin.

Por në atë kohë kishte marrë një “jo” të prerë nga drejtuesit e Interit.

Në klubin zikaltër, mesfushori kuqezi vazhdon të konsiderohet si një lojtar i së ardhmes, por përpara një oferte të rëndësishme do të tërhiqej.

Sa I përket shifrave, nëse Brajton do të prezzntohej me një ofertë mbi 25 milion euro, tramsferimi i Kristjan Asllanit në Premier Ligë do të ishte thuajse i sigurtë.

Por derisa klubi anglez të bëjë lëvizjen zyrtare, këto zëra do të mbeten në vazhdën e shumë të tjerëve që qarkullojnë në këtë sesion të tregut të transferimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat