Mesfushori i Kombëtares protagonist te kampionët

Futboll

Mesfushori i Kombëtares protagonist te kampionët

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 18:49
Qazim Laçi me ekip feston

Qazim Laçi kaloi gjatë merkatos së janarit nga francezët e Ajaccios te çekët e Spartës së Pragës, skuadër me të cilën u shpall kampion.

Mesfushori i kombëtares shqiptare, u aktivizua në pjesën e dytë në suksesin 5-2 që Sparta arriti sot përballë Pardubices.

Ishte minuta e 57’ kur Laçi dhuroi asistin e golit që dërgoi rezultatin përkohësisht në 5-0 për vendasit.

Vertikalizim i bukur i 27-vjeçarit dibran dhe finalizim i sulmuesit Veljko Birmancevic.

Sparta e Pragës kryeson kampionatin çek me 9 pikë të plota në tri ndeshjet e para të sezonit të ri.

Laçi është aktivizuar si titullar në sfidën e dytë, ndërkohë që ka ardhur nga stoli në javën e parë dhe sot kundër Pardubices,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat