Levy injoron ultimatumin e Bayern-it

Futboll

Levy injoron ultimatumin e Bayern-it

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 18:58
Levy

Daniel Levy ka injoruar ultimatumin e Bayern-it, i cili ditën e djeshme bëri ofertën e tretë dhe përfundimtare për Harry Kane dhe priste deri në orën 00:00 të natës një përgjigje nga presidenti i Spurs-ave. 

Por në ditën e sotme mediat gjermane kanë informuar se ultimatumi nuk është respektuar dhe se Bayern-it nuk i ka ardhur asnjë përgjigje për ofertën e bërë.

Sipas “Bild” Levy ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku ndodhet dhe familja e tij me pushime, e cila do të qëndrojë atje për gati dy javë.. 

Ajo që i jep shpresë Bayern-it është fakti se Levy ka udhëtuar në Majemi.

Në Florida ndodhet edhe pronari i Tottenham, Joe Lewis. 86-vjeçari qëndron në Orlando, vetëm 320 km nga Majemi dhe për gazetarët gjermanë ky udhëtim i Levy-t mund të ketë lidhje me transerimin e Kane në Mynih. Presidenti dhe pronari i Tottenham mund të takohen bashkë për të diskutuar rreth kësaj sage.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat